Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj, xhaxhai dhe nipi, mbetën të vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Roskovec në Fier.
Shkak i konfliktit që përfundoi me dy viktima mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbremjen e djeshme.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja me dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronën e tyre.
Pas ngjarjes autori është vetëdorëzuar në polici ku ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Ajo që mbeti pas ishin lot trishtimi, dhe thirrjet e pafajshme të një fmije i cili këkronte babain e tij pas tragjedisë. /Njeshi/