18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë, ASK thërret konferencë për media

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencë për ecurinë e punës gjatë javës së katërt në terren për regjistrimin e popullsisë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës në orën 10:00 mban konferencë për ecurinë e punës gjatë javës së katërt për regjistrimin e popullsisë.

Një ditë më herët, drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se ka pjesëmarrje masive dhe në përgjithësi nuk ka refuzime nga qytetarët.

“Kemi kaluar shifrën prej 800,000 mijë edhe synojmë që edhe me ditën e sotme t’i afrohemi 900,000 qytetarëve të regjistruar. Nëse vazhdon ky trend do të jemi në kohë. Edhe disa ditë do t’i kemi të lira nëse ndonjë familje ka mbetur për arsye të ndryshme pa u regjistruar”, ka thënë ai.

Kastrati ka folur edhe për formularët e regjistrimit të dëmeve të luftës, duke thënë se ato do t’i shërbejnë institucioneve dokumentuese në të ardhmen.

“Edhe ky formular duket se është i kompletuar. Do të jenë disa të dhëna burimore që do t’i ndihmojnë institucioneve sepse ato i kanë të dhënat administrative, të dhëna këto jo të vërtetuara sepse më parë s’janë kërkuar me ndonjë dokument”, ka theksuar ai

Sa i përket regjistrimit të komunitet serb në veri, ai ka thënë se ka një hezitim nga ana e tyre. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...