14 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Si ta kontrolloni tensionin e lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme Tensioni i lartë i gjakut është gjendje e njohur po ashtu si hipertension, i cili prek shumë njerëz. Gjendja besohet se prek një në katër të rritur në Britaninë e Madhe.

Tensioni i lartë i gjakut mund të rrisë rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru. Ai po ashtu mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, dështimi i punës së zemrës, demencën vaskulare dhe sëmundjet e veshkave. Tensioni i lartë është emëruar si një nga nëntë faktorët, të cilët mund të shkaktojnë demencën, tregon një raport i publikuar në revistën Lancet.

Mënyra e vetme për të ditur nëse vuani nga tensioni i lartë është kontrolli i tij nga mjekët. Njerëzit po ashtu mund të matin tensionin e tyre të gjakut edhe në shtëpi. Tensioni i lartë konsiderohet nëse është në nivelin 140/90mmHg.

Presioni sistolik është numri më i lartë dhe mat forcën me të cilën zemra juaj pompon gjakun në trup. Presioni diastolik është numri më i ulët dhe mat rezistencën e gjakut. Norma normale e tensionit të gjakut konsiderohet të jetë ndërmjet 90/60mmHg dhe 120/80mmHg. Shtypje e ulët e gjakut konsiderohet kur është në vlerat 90/60mmHg.

Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme, sidomos te personat mbi moshën 65-vjeç dhe me mbipeshë. Tensioni i lartë i gjakut është më tepër i pranishëm në mesin e popujve në Afrikë ose Karaibe, për shkak të pirjes së madhe të kafesë, alkoolit dhe mungesës së aktiviteteve fizike. Njerëzit po ashtu janë të prekur nga tensioni i lartë i gjakut nëse pinë cigare dhe nuk flenë sa duhet.

Mjekët rekomandojnë që të ketë një dietë të pasur me fruta dhe perime, ushtrime të përditshme, lënien e duhanit, shkurtimin e sasisë së kafesë së konsumuar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...