17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Si të përballohet i nxehti më mirë pa përdorur kondicioner

Në pikun e ditëve të nxehta të verës, jetesa pa kondicioner është sfiduese dhe shumë e parehatshme, mirëpo ka njerëz që për arsye të ndryshme nuk e instalojnë dot atë në shtëpi.

Ekspertët japin disa këshilla për mënyrat më të lehta për të përballuar vapën në mungesë të kondicionerit.

Shfrytëzimi i freskueses

Mund të shfrytëzohet freskuesja për të freskuar shtëpinë dhe veten. Para freskueses mund të vendoset shishe me ujë të akullt apo edhe akull ose një peshqir të lagur me ujë të ftohtë sipër saj. Një taktikë e tillë ndihmon në përhapjen e menjëhershme të ajrit të ftohtë.

Hapja e dritareve në mbrëmje është e rekomanduar jo vetëm për pastrimin e ajrit por edhe freskinë e shtëpisë. Gjatë ditës mund të mbahen perdet e mbyllura dhe freskuesja të mbahet pranë dyerve ose dritareve.

Jastëkët në frigorifer

Çarçafët dhe jastëkët mund të mbështillen në qese plastike dhe më pas të futen në frigorifer ku do të qëndrojnë të ftohtë dhe mund të hiqen pak para gjumit. Jastëkët dhe çarçafët do të jenë të freskët dhe do të ndihmojnë për gjumë më të rehatshëm. /Agroweb

Burger King 2022

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...