15 C
Pec
E hënë, 17 Maj, 2021

Si u mashtrua Era Istrefi nga 45-vjeçari që iu parqit si polic dhe e përcolli deri në shtëpi

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi ka qenë viktimë e një paraqitjeje të rrejshme të një qytetari. Një 45 vjeçar iu paraqit si polic dhe e përcolli.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para gjashtë ditësh, rreth orës 21:00, kohë kur vetë këngëtarja e ka njoftuar Policinë.

Gjithçka kishte nisur kur personi e ndalon në rrugë Era Istrefin dhe i paraqitet si polic. Më pas, ai e përcjell deri tek lagjja Marigona Residencë në fshatin Preoc. Njeriu që u paraqit si polic, më pas u largua pa gjurmë.

Raportohet se ai është identifikuar nga Policia dhe disa ditë më vonë, derisa është arrestuar gjatë ditës së djeshme. Siç mësohet, i arrestuari B. Sh, ka lindur më 11 qershor të vitit 1975.

Vetë këngëtarja Istrefi, nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje dhe ende nuk dihen nëse i dyshuari kishte kryer ndonjë veprim tjetër apo vetëm e ka përcjellur.

Sidoqoftë, më urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në Qendrën e ndalimit në Prishtinë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...