Kosova dhe Serbia mbrëmë arritën marrëveshje të bazuar në planin evropian, me një aneks të shtuar.
Takimi trelateral që zgjati rreth 12 orë, pati interesim si rrallë herë.
Dhjetërta gazetarë e kameramanë ishin të pranishëm në Ohër, për të parë nëse do të ketë një marrëveshje.
Vonë në mbrëmje, u konfirmua marrëveshja, edhe pse jo e nënshkruar, çka bëri që edhe mediat ndërkombëtare t’i kushtojnë hapësirë kësaj ngjarje.
Media të ndryshme si Associated Press, Reuters, SkyNews, AlJazeera e shumë të tjera, raportuan mbi zhvillimet në Ohër.
Më poshtë mund të shihni disa nga raportimet.