9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Si u portretua Skënderbeu në artin e Venedikut

Pas vdekjes së Skënderbeut më 1468, figurës së tij vetëm sa iu rrit njohja dhe lavdia.

Figura e Gjergj Kastriotit u portretua dendurisht në shumë vepra arti edhe në rajonin e Venedikut në Itali, ku pati një mërgim dhe integrim të madh të arbërve pas vdekjes së Skënderbeut.

Studiuesja italiane Lucia Nadin, ka gjurmuar këtë histori duke shkruar një sërë artikujsh që ë ka përmbledhur në një libër me titull “Figura e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut”.

Përkthyesja e kësaj vepre në shqip, Evalda Paci, ka shquar nga ky botim disa vepra arti ku Nadin ka evidentuar figurën e Skënderbeut apo elemente që lidhen me të.

I tillë është rasti me flamurin e Kastriotëve të përfshirë nga piktori Paolo Caliari në veprën “Triumfi i Mardokeos” në kishën e Shën Sebastianit në Venedik.

folur për këtë botim në emisionin CODEX të KTV-së, Paci ka thënë se Lucia Nadin ka hapur disa shtigje interesante që duhen studiuar më tutje edhe nga autorë të tjerë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...