9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Sigal Prishtina vazhdon serinë e fitoreve, triumfon edhe Peja

Sigal Prishtina kanë dëshmuar formën e mirë në ProCredit Superligë, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi.

Kryeqytetasit kanë triumfuar ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 102:89 (30:23, 22:21, 22:23, 28:22) në kuadër të Javës së njëzet e dytë të kampionatit.

Cory Reeves  ka qenë lojtari më i spikatur te Sigal Prishtina me njëzet e tri pikë e shtatë kërcime, ndërsa te prizrenasit, Tervell Beck ka shënuar njëzet e pesë pikë e gjashtë kërcime, dhe Jordan Johnson ka kontribuar me njëzet e tri pikë e nëntë asistime.

Ndërkohë, Peja ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit, duke fituar me rezultat 64:59 (23:22, 18:14, 11:12, 12:11). Tek vendasit, më i dalluari ka qenë Tulio Da Silva me dymbëdhjetë pikë dhe dhjetë kërcime, ndërsa te mysafirët, Trey Anderson ka spikatur me nëntëmbëdhjetë pikë e shtatë kërcime.

Pas kësaj jave të garave, tabela kryesohet nga Bashkimi, ndërsa Proton Cable Prizreni mbetet në fund të renditjes./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...