5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Siguria gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Policia e Kosovës tha se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në vend duke angazhuar një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë. Njohës të fushës së sigurisë vlerësojnë se situata e sigurisë gjatë zgjedhjeve në Kosovë do të jetë e qetë, aty këtu me ndonjë incident të vogël por të izoluar.

Me t’u afruar dita e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, janë shtuar edhe shqetësimet për sigurinë në vend gjatë këtij procesi.

Policia e Kosovës tha se ka hartuar urdhrin operativ policor me kohë dhe se ka bërë të gjitha planifikimet policore lidhur me “Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme. Plani operativ ka paraparë katër faza, periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, për ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, garantimin e sigurisë në ditën e zgjedhjeve si dhe në periudhën pas zgjedhjeve në transportin e materialit sensitiv”, tha Policia.

Së fundmi është shtuar numri i njësiteve të EULEX-it për, siç ka thënë ky mision, mbështetjen e stabilitetit në mbarë Kosovën dhe garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

KFOR-i ndërkaq nuk dha ndonjë përgjigje për angazhimin në ditën e zgjedhjeve.

Njohësi i Sigurisë, Fatmir Çollaku, nuk pret cenim serioz të situatës së sigurisë në vend në ditën e zgjedhjeve, por nuk përjashton mundësinë incidenteve të izoluara.

“Do dalin mar e mirë për faktin se organet e e drejtesise dhe të sigurisë bëjnë punën e tyre në nivelin më të mirë. Në mënyrë që të parandalohen incidente serioze me përmasa më të gjëra sepse incidente të izoluara mund të jenë prezentë por probleme serioze, atakimi i sigurisë dhe rendit dhe të pengohen zgjedhjet se shoh të mundshme. Incidentet mund të jenë sigurt pashmangshëm gjithandej”, tha Çollaku.

Njohësi tjetër i sigurisë, Avni Islami, ndërkaq thotë se incidente të izoluara mund të ketë vetëm brenda komunitetit serb në Kosovë.

“Mund te ketë incidente të vogël e të izoluara vetëm të komuniteti serb dhe asesi tek shqiptarët të cilët pavarësisht gjuhës dhe retorikes që kanë ndezur nuk pres te ketë ndonjë incident”, tha Islami.

Dy javë më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehi shqetësim për raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me dy vendet që të sigurohet që të mos ketë destabilizim në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...