5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Siguria në ANP “Adem Jashari” është brenda standardeve të kërkuara

Në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, me 9 prill ndodhi grabitja e rreth 10 milion eurove. Ky rast, që vazhdon t’i pushtojë edhe sot ballinat e mediave në Shqipëri, ka ngjallur frikë për përsëritje të veprës.

Grabitja spektakulare në Rinas ka zbuluar shkeljen flagrante të ligjit për masat shtesë të policisë gjatë transportimit të parave.

Në ligjin e miratuar në qershor të 2016 parashikohej që asnjë lëvizje monetare drejt Rinasit të mos bëhet pa njoftuar policinë, dhe ndërkohë në thasët e lekëve të kishte GPS dhe bojë që bënte të pavlefshme kartëmonedhat në rast vjedhje. Ndërkohë në raste me shuma të mëdha, parashikohej shoqërimi me polici.

Atëherë u kërkua prishja e kontratës koncesionare me kompaninë që ruan Rinasin, se nuk kishin asnjë kusht sigurie. Në atë kohë u kryen edhe testime të sigurisë dhe dolën me raport që Rinasi nuk plotëson kushtet e sigurisë.

Por, sa i sigurt është Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe a barten shuma të parave sikurse në Rinas, zyrtarë kompetentë kanë dhënë përgjigje se aktualisht në Aeroportin e Prishtinës nuk ka asnjë kompani private të kontraktuar që merret me sigurinë brenda dhe jashtë terminalit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, sigurinë në ANP ‘Adem Jashari’ e kryen personeli i aeroportit, i cili është certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare.

“Në bazë të legjislacionin në fuqi, sigurinë në ANP “Adem Jashari” e kryen personeli i aeroportit, i cili është certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare, dhe nuk ka asnjë kompani private të kontraktuar që merret me sigurinë e aeroportit”, u tha nga MPB.

Zyrtarë e MPB-së shtuan se Departamenti për Siguri Publike, përmes inspektorëve mbikëqyrë sigurinë e aviacionit civil në Kosovë duke kryer auditime, inspektime dhe testime.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...