13.4 C
Pec
E enjte, 16 Maj, 2024

Sijarto pas takimit me Bislimin: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, interesi kombëtar i Hungarisë

Ministri i Punëve të Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai është shprehur se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është interesi kombëtar i Hungarisë.

“Dita filloi me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës. Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është interesi kombëtar i Hungarisë, ndaj ne mbështesim çdo iniciativë që e ndihmon atë”, ka shkruar tutje Sijarto. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...