9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Simboli i rezistencës kundër Millosheviqit, ndahet nga jeta Faik Rexhepi

Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër Sllobodan Millosheviqit. Lajmin e bëri të ditur, aktivisti i drejtave të njeriut, Belgzim Kamberi.

Faik Rexhepi do të varroset sot  në varrezat e qytetit në Dragodan të Prishtinës nga ora 15:00.

Faik Rexhepi, i cili punonte në ndërmarrjen “Feronikeli” në Drenas, në gusht të 90-ës bashkë edhe me kolegët e tjerë kishin dalur që ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan. Me këtë rast, policia serbe kishte ndërhyrë ashpër, duke tentuar që ta shpërndante masën.

Por, i vetmi që nuk kishte lëvizur nga vendi ishte Faiku, i cili u ul këmbëkryq midis turmës. Kohë më parë në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...