-7.8 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Simeone: nuk mendon për Ronaldon, por për mënyrën si do të luaj Atletico Madrid

Ndeshja e sontëm në mes Atletico Madridit dhe Juventusit, pritet të jetë një përballje interesante, kështu ka vlerësuar trajneri i ekipit spanjoll,Diego Simeone, i cili ka thënë se ai është i përqëndruar të ruaj atmosferën e mirë që po mbretëron në mesin e futbollistëve të vetë para kësaj ndeshje.

Simeone, është shprehur opitmist para përballjes me Juvnetusin, dhe ka pranuar se rreziku kryesor për ekipin do të vijë nga Ronaldo, por që nuk do të mendoj se si ai do të luaj, por si do ti zbatojnë detyrat ne fushë futbollistët e vet.

Megjithë këto deklarime, pritet që ekipi spajnoll vëmendjen kryesore ta ketë tek Ronaldo, nga i cili edhe pritet rreziku më i madh për portën vendase, jo vetëm për faktin që portugezi është futbollist me cilësi të veqanta por edhe për faktin se ai në ballafaqimet me Atletico Madridin, çdo herë ka qenë në forëm shumë të mirë.

Sipas trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, në takimin e sontëm gjasat për fitore do të jenë 50 -50, dhe asnjëra nga ekipet nuk do të ketë përparësi të theksuar.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...