23.2 C
Pec
E martë, 3 Gusht, 2021

Simmons: Janë tre çështje që duhet të hetohen lidhur me keqpërdorimet në EULEX

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili ka paralajmëruar se shumë shpejt do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për parregullsitë në funksionimin e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, ka treguar se çfarë duhet të jetë subjekt i hetimit parlamentar.

Simmons ka thënë se një hetim parlamentar mes tjerash duhet të bëhet edhe për dorëzimin në Serbi, nga ana e EULEX-it, të dosjeve që kanë të bëjnë me krimet e kryera në Kosovë.

“Çështjet që duhet të jenë objekt i një hetimi parlamentar përfshijnë:
1. EULEX-i i dorëzon Serbisë dosjet e prokurorisë në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë;
2. Pretendimet e dokumentuara të ndërhyrjes në gjykimet penale;
3. Pretendimet e dokumentuara të manipulimit të dëshmitarëve të mbrojtur”, ka shkruar Simmons, në një postim në Twitter.

 

Simmons ka kërkuar që të dëshmojë para Kuvendit të Kosovës, për siç ka thënë shtrembërimin e drejtësinë në Kosovë nga ana e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, vendimi për t’i dëgjuar këto prova në Kuvend është një test i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe për vetë Kuvendin.

“Qëllimi im është që të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si Bashkimi Evropian e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për t’i dëgjuar apo jo provat e mia do të jetë një test i rëndësishme për Parlamentin dhe për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Simmons.

Simmons kishte dërguar në drejtim të kryeministrit Albin Kurti një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE-së për sundim të ligjit (EULEX). Mbi këtë bazë, Simmons ka
kërkuar të raportojë në Kuvendin e Kosovës për të gjitha këto pretendime.

Në dëshminë e Simmons drejtuar kryeministrit, përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX-it me prokurorinë në Beograd, Simmons jep detaje dhe shpreh dilema për punën e Gjykatës Speciale. Deri më tani, nga qeveria nuk janë përgjigjur në këtë letër të Malcom Simmons. Ishte prokurori i parë i specializuar i Gjykatës Speciale në Hagë.

Por, në këtë pozitë, David Schwendiman nuk qëndroi më shumë se dy vjet. Asokohe kishte thënë se po jepte dorëheqje për shkak të zbatimit të ligjeve amerikane, që sipas tij nuk ia lejonin mbajtjen e kësaj pozite më gjatë. Por, është ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, që po pretendon se pas largimit të Schwendiman fshihet edhe diçka tjetër.

Në dëshminë e tij 25-faqëshe drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Simmons ka shkruar se Schwendiman ishte përjashtuar për shkak nuk kishte gjetur prova për krerët e UÇK-së.

Në letrën që e dërgoi më 3 qershor, Malcom Simmons tregon deri në detaje pretendimet për keqpërdorime të EULEX-it në raste të ndryshme kundër ish-krerëve të UCK-së. Me kërkesën që të raportojë në Kuvend, Simmons ia ka bërë të ditur Kurtit, se dhjetëra dosje prokurorët e EULEX-it i kishin dërguar te Prokuroria e Beogradit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...