27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Sinani alarmon edhe ndërkombëtarët: Serbia po shkel të drejtat e pakicave, emëroi dy serbë në Gjykatën Themelore në Bujanoc

Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me diskriminimin e shqiptarëve me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve serb në Gjykatën Themelore në Bujanoc.

Ajo tha se kjo është një shkelje e të drejtave të pakicave kombëtare por edhe e të drejtave të njeriut.

“Serbia çdo herë po e dëshmon se është e gatshme me këmbëngulësi të vazhdoj diskriminimin dhe politikat shtypëse ndaj shqiptarëve. Këtë më së miri e dëshmon përzgjedhja e dy gjyqtareve të nacionalitetit serb dhe refuzimi i dy kandidateve shqiptare në konkursin e fundit për gjykatës në Gjykatën Themelore në Bujanoc. Kjo nuk është vetëm shkelje e të drejtave të pakicave kombëtare, por njëkohësisht është edhe shkelje e të drejtave të njeriut. E poashtu është në kundërshtim të plotë me parimet e barabarësisë dhe shkelje e ligjit”, tha ajo.

Tutje Sinani deklaroi se kjo duhet të jetë një alarm edhe për ndërkombëtarët.

“Ky veprim i Këshillit të Lartë të Gjyqësisë, qartësisht i futur nën tutelën e qeverisjes autokratike të partisë shtet, SNS, sikur gati të gjitha institucionet tjera shtetërore, do të duhej të ishte këmbanë alarmi jo vetëm për përfaqësuesit politik e institucional shqiptar të Luginës së Preshevës. Kjo do të duhej të ishte edhe sinjal i qartë për institucionet ndërkombëtare se deri në çfarë mase është e gatshme SNS dhe Aleksandar Vuçiq të vazhdoj, duke shkelur çdo të drejtë elementare të të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, ka shkruar Sinani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...