Këshilltare Politike e krymeinistrit Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka thënë se është për keqardhje që emisari për dialog, Miroslav Lajçak, nuk ka takuar akoma shqiptarët në Serbi.
Ajo madje thotë se qasja e tij mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara.
“Shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur. Këtë e konfirmojnë me dekada edhe raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave respektive amerikane” ka thënë mes të tjerash Sinani.
Postimi i plotë: