20.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Sindikata e Minatorëve: Kërkojmë të ekzekutohen pagat për të gjithë, e jo vetëm disa kategori

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Treçës përmes një reagimi ka thënë se kanë kaluar dy javë që kur është dashur të bëhej ekzekutimi i pagave për minatorët, dhe tani pagat kanë dal vetëm për disa kategori, në mënyrë selektive dhe diskriminuese, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Një veprim të tillë, sindikata e ka cilësuar të kundërligjshëm dhe të papërgjegjshëm, derisa kanë kërkuar që pagat të ekzekutohen për të gjithë minatorët.

Reagimi i plotë:

Të nderuar anëtarë.

Kanë kaluar tashmë e dy javë nga dita kur është dashur të bëhej ekzekutimi i plotë i pagave për minatorët. Por një realizim i tillë është bërë në mënyr selektive dhe diskriminuese, duke ekzekutuar pagat vetëm për disa kategori dhe pozita të punës.

Një qasje të tillë e konsiderojmë diskriminuese, të kundëligjshme dhe të papërgjegjshëm.

Ne kërkojm ekzekutimin e pagave menjëher, për të gjithë minatorët( të gjithë të punsuarit nëTrepça Sh.a) pa dallim dhe diskriminim. Kësaj qasje arbitrare ndaj minatorëve duhet ti vie fundi.

Kërkojm ekzekutimin e pagave menjeherë.SPMTK  /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...