19.7 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Sindikata e Minatorëve të Trepçës tregon arsyet për largimin nga puna e disa prej tyre

Sindikata e Pavaarur e Minatorëve të Trepcës ka reaguar pas largimit nga puna të disa prej minatorëve të kësaj ndërmarrje.

Përmes një postimi, kjo sindikatë ka deklaruar se shumica e të larguarve, janë minatorë që kohë më parë veç se e kanë dhënë dorëheqjen e tyre nga puna, ndërkaq një pjesë tjetër për shkak të procedurave penale që janë inicuar kundrejt tyre.

Madje, “Trepca” ka shkruar se ndërprerja e marrëdhënies së punës me ish-punëtorët, s’ka të bëjë fare me shprehjen e pakënaqësive të tyre përmes protestave, duke thënë se menaxhmenti thjeshtë ka zyrtarizuar dorëheqjen e atyre që janë larguar me vetë dëshirë.

“Ditët e fundit menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A ka ndërmarr veprime ligjore, ku disa ish minatorëve iu ka shkëputur marrdhenien e punës dhe të njejtit i ka publikuar me iniciale në faqen zyrtare në Fb të ndërmarrjes. Me qëllim të informimit tuaj të drejtë, ju njoftojmë se shumica e minatorëve të apostrofuar me iniciale janë minatorë që kohë më parë veq se e kanë dhënë dorheqjen e tyre nga puna në ndërmarrjen e Trepça Sh.A, e një pjesë tjeter për shkak të procedurave penale që janë inicuar kundrejt tyre. Ju sigurojm se ndërprerja e marrdhënies së punës për këta përsona nuk ka të bëjë fare me reagimin- shprehjen e paknaqësive të shprehur përmes protestës apo ndonjë hakmarrje në drejtim me paknaqësit tona. Menaxhmenti thjeshtë e ka zyrtarizuar dorëheqjen e atyre, të cilët veç se janë larguar me dëshirën e tyre nga ndërmarrja qoftë duke emigruar apo punisimit të tyre dikund tjeter, apo edhe ka zbatuar procedurat ligjore për përsonat që janë në ndjekje penale”, thuhet në reagimin publik të tyre,

Më tej, kjo sindikatë ka shkruar se janë duke i përcjellur vazhdimisht secilin hap të ndërmarrë nga institucioni në raport me të gjithë minatorët dhe të drejtat e tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...