17.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Sindikata e Policisë së Kosovës pranohet në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore

Dje dhe sot, në Romë të Italisë u mbajt Kongresi i Komisionit Ekzekutiv të Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP).

Në këtë Kongres mori pjesë edhe kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Njëra nga pikat e punimeve të këtij Kongresi ishte votimi për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP).

Të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si Spanja, Greqia dhe Qipro, votuan unanimisht për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në CESP.

Pranimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në familjen e sindikatave Evropiane është arritje e madhe për Policinë e Kosovës për garantimin e të drejtave social-ekonomike dhe ligjore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...