17.2 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Sindikata e Policisë së Kosovës pranohet në Këshillin Evropian të Sindikatave – pro votojnë edhe Spanja, Greqia dhe Qipro

Sindikata e Policisë së Kosovës është anëtarja më e re e Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP).

Pranimi i sindikatës së policisë është bërë gjatë kongresit të mbajtur në Romë të Italisë.

“Të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si Spanja, Greqia dhe Qipro votuan unanimisht për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në CESP”, thuhet në njoftimin e sindikatës kosovare të policisë.

“Pranimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në familjen e sindikatave Evropiane është arritje e madhe për Policinë e Kosovës për garantimin e të drejtave social-ekonomike dhe ligjore”.

Kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës, e drejtuar nga kryetari Imer Zeqiri ka qëndruar në Romë që është mbajtur më 16 maj.May be an image of 11 people, people studying and table

May be an image of 5 people, people studying and text

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...