Dirigjenti me famë botërore i Korit ‘Siparantum’, profesor Memli Kelmendi ka bërë të ditur se Kori ‘Siparantum’ se tashmë ndodhet në vlugun e përgatitjeve për të udhëtuar për herë të dytë në Berlin Philharmonie.
Detaje rreth kësaj paraqitjeje Kelmendi ka ndarë me dëgjuesit e ‘RADIO 1′.
“Një rrugëtim historik për muzikën tonë korale, vendin dhe kulturën tonë. Është hera e dytë meqë ky rrugëtim edhe vitin e shkuar nuk ka qenë aspak i lehtë marrë parasysh programin. Rrugëtim aq i bukur, dhe padyshim emocionues me faktin se në këtë vend kanë shkelur emrat më të mëdhenj që njeh historia e muzikës botërore.’-shprehet mes tjerash Kelmendi./Njeshi&RADIO 1/