10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

SIPARANTUM : Sonte shfaq koncert para publikut pejan

Koncerti i radhës i korit “Siparantum”, do të mbahet sonte , në ora 20:00 në Kinon “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

“Vërtetë kemi përzgjedhur një program të bukur dhe atraktiv, besoj që është njëri prej programeve tona më të bukura të shfaqura ndonjëherë. Kemi punuar gjatë dhe falë vullnetit të madh të koristëve ne po vazhdojmë rrugëtimin tone të suksesshëm që për ne nuk është aspak e lehtë duke e marrë parasysh që të gjithë funksionojmë në formë vullnetare vetëm sa për të pasuruar jetën kulturore në vendin tonë”, u shpreh dirigjenti i korit Memli Kelmendi” është shprehur dirigjenti i korit, Memli Kelmendi.

Në program do të paraqiten vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë. Njëra prej pikave që do të interpretohet do të jetë bashkëpunimi me grupin NRG BAND dhe solistin Besnik Qaka.

“Javën e ardhshme udhëtojmë në Romë. Atje do t’i shfaqim dy koncerte të cilat janë shumë të rëndësishme… Në mungesë të fondeve për të siguruar udhëtimin, hyrja për në koncert do të jetë dy euro, ndërsa paratë e mbledhura do të shërbejnë pikërisht për këtë udhëtim. Prandaj dua t’i ftoj gjithë artdashësit që mos të lëshojnë një program të tillë”, u shpreh udhëheqësi i korit, Fatmir Bajraktari.

Koncerti përcjellët nga pianisti Agron Shujaku dhe do të dirigjohet nga dirigjenti permanent i korit Siparantum, Memli Kelmendi.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...