Në Pejë është mbajtur sot Ceremonia e çertifikimit të udhëheqësve Malor nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi sipas standardeve UIMLA (Union of International Mountain Leaders Associations) Unioni ndërkombëtarë i Shoqatave te Udhëheqësve Malor.
Kjo ceremoni nderon punën e palodhur dhe përkushtimin e këtyre udhëheqësve, të cilët kanë arritur një nivel të lartë standardesh profesionale.
Përpos udhërrefyesve në kët ngjarje ishin të pranishem edhe përsonalitete të ndryshme të cilët përshenden këtë iniciativë e cila do të kontribuon edhe më shumë në turizmin malor në Kosovë dhe shtetet me të cilat Kosova kufizohet.
Pjesëmarrësit me këtë rast i përshendeti edhe organizatori i kësaj ngjarjeje Mentor Bojku- kryetar i Unionit të Shoqatave te Udhëheqësve Malor të Kosoves, i cili ndër të tjera tregoi edhe sfidat në të cilat kanë kaluar gjatë këtij trajnimi.
Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari i paraqiti rezultatet pozitive dhe rritjen e përqindjes nga viti në vit të turizmit malor në Republiken e Kosoves dhe gjithashtu u zotua që si ministri do të përkrahin edhe më tutje Iniciativa të tilla.
Kryetari i UIMLA Makedonia Konstantin Ciriviri nga Maqedonia e Veriut shtoj gjithashtu se të gjithë Udhërefyesit që ju Bashkuan Unionit të Shoqatave të udhërrefyesve Malor Nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë tashmë motra dhe vëllëzër me udhërrëfyesit nga Maqedonia e Veriut dhe udhërrefyesit nga vendet tjera.
Me një fjalë rasti përmes një Video-inkuadrimi të drejtëpërdrejt të pranishmit i ka përshendetur edhe Ian Spare – Kryetar i UIMLA.
Të pranishmit i përgëzoj edhe Kryetari i Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës Arianit Nikçi i cili potencoj faktin se me këto çertifikime të udhërrëfyesve dhe të Shoqatës së Kosoves për Kërkim Shpëtim Malor, Kosova i ka plotësuar standardet ndërkombëtare të turizmit malor.
Gjithëashtu në ceremoni të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga GIZ-i Gjerman dhe Swiss Contact si donatorë kryesor të kësaj ngjarje.
Prezent ishin edhe udhërrefyes nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, 23 Bjeshkatarë të cilet sot u çertifikuan si Udhërrefyes të Unionit të Shoqatave të Udhëheqësve Malor. Përveç çertifikatave, ata pranuan edhe kartelat dhe simbolet metalike.
Nga këta 23 Udhërrefyes të çertifikuar 16 ishin nga Kosova, 6 nga Mali i Zi dhe një nga Shqipëria./Njeshi/