8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

‘Sirenës’ i ngeci bishti gjatë performancës dhe për pak sa nuk u mbyt

Sirena profesioniste, Gabriela Green-Thompson Coy, ishte duke performuar në një vend nënujor në qendrën tregtare Randburg në Afrikën e Jugut kur përjetoi dramë.

Vajza u tundi dorën vizitorëve të mbledhur dhe u dha puthje gjersa më pas u përpoq të dilte në sipërfaqe. Megjithatë, gjërat nuk shkuan mirë…

Kostumi i sirenës, i bërë nga silikoni, u mbërthye mes shkëmbinjve dhe vizitorët e tronditur panë ndërsa Gabrielle përpiqej të arrinte në sipërfaqe.

Vajza mbeti mjaft e bllokuar, ndaj aplikoi teknikën e “evakuimit të bishtit”, e cila e ndihmoi të shpëtonte veten, transmeton The Sun.

Dëshmitarët e ngjarjes së çuditshme thonë se ajo u trondit dukshëm nga përvoja kur doli nga rezervuari i ujit.

Videoja është regjistruar më 25 nëntor dhe deri më tani është shikuar 4.2 milionë herë vetëm në TikTok./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...