11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Sisi thotë se Egjipti po përpiqet ta sigurojë një armëpushim në Gazë

Egjipti është duke bërë përpjekje të mëdha për ta arritur një armëpushim në Rripin e Gazës, për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave dhe për t’i lejuar të zhvendosurit në jug të enklavës të shkojnë në veri, tha të premten presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Sisi paralajmëroi për rrezikun e pushtimit të mundshëm të qytetit Rafah nga Izraeli, ku besohet se janë strehuar 1.5 milion palestinezë, në kufirin e Gazës me Egjiptin.

Zyrtarët e grupeve humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po shkon drejt urisë absolute.

“Ne jemi ende duke biseduar për arritjen e një armëpushimi në Gazë, pra ndalje të luftimeve, për të ofruar sasi të mëdha të ndihmave”, tha Sisi.

Kjo do të përfshinte edhe “kufizimin e ndikimit të kësaj urie tek njerëzit, si dhe lejimin e njerëzve në qendër dhe jug të zhvendosën drejt veriut, me një paralajmërim të fuqishëm kundër pushtimit të Rafahut”.

“Ne kemi paralajmëruar se çfarë po ndodh dhe se mosdërgimi i ndihmave çon drejt urisë absolute”, tha Sisi.

Egjipti, i cili druhet nga zhvendosja e palestinezëve të grumbulluar në afërsi të kufirit të tij, është duke bërë përpjekje, së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, ta ndërmjetësojë arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Marrëveshja do të përfshinte edhe lirimin e pengjeve izraelite në shkëmbim të të burgosurve palestinezë. /REL/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...