26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Cilësia e ujit dhe keqpërdorimet në Deçan, Cena takon përfaqësuesit komunal

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’-Pejë ing. Dri Cena, me bashkëpunëtorë të lartë dhe ata të Njësisë Operative përkatëse ka pritur në takim kryesuesin e Kuvendit Komunal të Deçanit Hajdar Sutaj me bashkëpunëtorë të komisonit të Asamblesë, përfaqësuar nga partitë politike.

‘Ndër temat e shumta të diskutimit, ka qenë sqarimi dhe informimi nga dora e parë mbi situatën me cilësinë, furnizimin dhe kualitetin e ujit në këtë komunë.’-thuhet mes tjerash në komunikatën që e ka lëshuar Zyra për Media e KRU’Hidrodrini’ në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se Kryeshefi Cena ka siguruar përfaqësuesit lokal të kësaj komune, se uji i pijes, në sistemin e ujësjellësit, përcjellet, monitorohet dhe kontrollohet nga mekanizmat respektiv profesional në krye me IKSHPK dhe është brenda normave. Cena ka vënë në dukje se në këtë drejtim, këto ditë, nga ana e mekanizmave përkatës të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është akredituar edhe Laboratori për testimin e ujit, që vepron në kuadër të KRU ‘Hidrodrini’.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Situata me cilësinë, furnizimin dhe investimet kapitale në Deçan/Kryeshefi Cena priti në takim Kryesuesin e Kuvendit komunal të Deçanit, Sutaj

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’-Pejë ing. Dri Cena, me bashkëpunëtorë të lartë dhe ata të Njësisë Operative përkatëse ka pritur në takim kryesuesin e Kuvendit Komunal të Deçanit z.Hajdar Sutaj me bashkëpunëtorë të komisonit të Asamblesë, përfaqësuar nga partitë politike.

Ndër temat e shumta të diskutimit, ka qenë sqarimi dhe informimi nga dora e parë mbi situatën me cilësinë, furnizimin dhe kualitetin e ujit në këtë komunë.

Kryeshefi Cena ka siguruar përfaqësuesit lokal të kësaj komune, se uji i pijes, në sistemin e ujësjellësit, përcjellet, monitorohet dhe kontrollohet nga mekanizmat respektiv profesional në krye me IKSHPK dhe është brenda normave. Cena ka vënë në dukje se në këtë drejtim, këto ditë, nga ana e mekanizmave përkatës të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është akredituar edhe Laboratori për testimin e ujit, që vepron në kuadër të KRU ‘Hidrodrini’.

Shqetësim serioz për kompaninë është konkluduar të mbetet, çështja e keqpërdorimeve të ujit të pijes dhe kyçja e puseve(bunareve) në sistemin e ujësjellësit, për çfarë palët janë dakorduar për bashkëveprim në terren të Inspektorëve të kompanisë dhe atyre komunal.

Kryeshefi Cena, me këtë rast ka informuar z.Sutaj dhe kolegët e tij nga komuna e Deçanit, për investimet kapitale të realizuara në këtë pjesë të zonës së mbulueshmërisë si dhe ato të planifikuara për periudhën në vazhdim.

Nga ky takim, kryeshefi Cena, u ka bërë thirrje konsumatorëve të kësaj zone por edhe të gjithë të tjerëve nga zona e mbulueshmërisë, që për secilin dyshim momental mbi cilësinë dhe kualitetin e ujit, në çdo kohë ti drejtohet Zyra të kompanisë.

Në takim me kryeshefin Cena, nga KRU ‘Hidrodrini’, kanë marrë pjesë edhe Zyrtari i Lartë Financiar (ZKF) z.Besnik Zeqiraj, Menaxheri i Njësisë Operative të Deçanit z.Nasim Haradinaj dhe vartësi i tij z.Petrit Jonuzaj.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...