Shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e punuar nga skulptori Gëzim Muriqi është vendosur në qendër të qytetit, Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) në Sicili të Italisë.
Kjo shtatore, dhuratë e Shoqatës “Hora e Skënderbeut“ nga Zyrihu i Zvicrës u përurua më 30.08. 2024, në Sheshin para Bashkisë së Horës.
Menjëherë ky monument shkaktoi shumë debat në rrjet dhe mori shume komente, shumica prej të cilave e cilësuan edhe të ngjashëm me Edi Ramën apo edhe me Ismail Qemalin…
“Në bashkëpunim me bashkatdhetarët në Zvicër është arritur deri te kjo vepër. Është një shtatore, jo bust me një lartësi 2 metra e 96 cm. Portreti më autentik të cilit i referohemi sa i përket Skënderbeut është ai i Belinit me beretën e Vendikut, por aty kemin të bëjmë me një plak të moshuar me mjekër të bardhe dhe të gjitha veprat i janë referuar kryesisht atij imazhi”, tregoi ai.
“Krahina prej nga unë vij Rugova, që është Malësi e Mbishkodrës, tek ne ujkut i referohen si shpata e Zotit. Nëse ujku ka sulmuar bagëtinë te ne konceptohet si bereqet. Ujku është simbol i Balshajve, dinastia veriore. Skënderbeu i referohej; unë jam pasardhës i Balshajve, jo gjenetikisht”, sqaroi skulptori./Njeshi&ENAlbania/
Ali Berisha uron fillimin e vitit të ri shkollor: Çelësi i përparimit të çdo kombi është arsimi