23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Skocia i reziston Anglisë në derbin ishullor

Skocia ka arritur të marrë një pikë të madhe në ndeshjen e grupit D ndaj Anglisë në Kampionatin Evropian.

Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” të Londrës u mbyll me rezultatin me të cilin edhe filloi, 0:0.

“Tre Luanët” u munduan mjaft shumë për të shënuar golin e fitores, por nuk e arritën. Ndeshja ishte me shumë pak raste të krijuara dhe e mërzitshme për shikuesit.

Rasti më i mirë i ndeshjes ishte kur John Stones me kokë goditi shtyllën pas harkimit nga rivënia këndore.

Me këtë barazim, Anglia shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Çekia që ka primatin në grupin D.

Skocia mbetet e fundit me një pikë, aq sa ka edhe Kroacia. Të dy këto ekipe luajnë ndeshjen mes vete në xhiron e fundit që mund të jetë përcaktuese se kush kalon tutje në Euro 2020. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...