7 C
Pec
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Skuadrat që kaluan në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Kanë përfunduar katër duelet e para, të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Llapi ka mposhtur Lirinë në udhëtim, me rezultat 3-2 për të kaluar në çerekfinale.

Liria kaloi e para në epërsi me golin e Liridon Fetahajt të shënuar nga penalltia në minutën e 18-të.

Por epërsia e tyre zgjati vetëm tre minuta, pasi kapiteni i llapjanëve Kushtrim Shabani realizoi në minutën e 21-të për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Epërsinë e parë Llapit në këtë sfidë ia dha Francisco Rivera me një gol spektakolar nga gjysma e fushës 1-2 kur realizoi katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Llapi e nisi mirë pjesën e dytë, kur vetëm pas dy minutash lojë Drilon Fazliu realizoi për 1-3.

Krejt në fund vendasit realizuan edhe golin e dytë, por që Llapi arriti ta menaxhoj mirë rezultatin dhe kaloi tutje në çerekfinale.

Fitore ka marrë edhe Ballkani që ka mposhtur skuadrën nga liga e parë A&N me rezultat të pastër 2-0.

Pasi pjesa e parë përfundoi pa gola, Ballkani në fund të ndeshjes realizoi dy gola për të kaluar tutje.

Golat për Ballkanin i shënuan Albion Rrahmani dhe Lumbardh Dellova në minutat e fundit të ndeshjes.

Feronikeli ka arritur të eliminoj Trepçën ’89 pasi e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 falë golit të Susurit nga pjesa e parë.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë ka përfunduar me rezultat baras 1-1 dhe skuadra që do të kaloj në çerekfinale do të mësohet pas kohës shtesë.

Vushtrria është skuadra e katërt çerekfinaliste në Kupën e Kosovës, pasi ka eliminuar Flamurtarin pas ekzekutimit të penalltive.

Kanë qenë 90 minuta të zjarrta me shumë raste të mira shënimi, por edhe me dy gola të realizuara.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultati e bardhë 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët gjetën golin e epërsisë, kur Taulant Avdyli kaloi Vushtrrinë në epërsi 0-1.

Por vendasit u rikthyen në lojë kur fituan penallti në minutën e 72-të.

I saktë nga pika e bardhë duke barazuar shifrat në 1-1 ishte Trim Islami.

Me rezultatin 1-1 u mbyllen 90 minutat e kohës së rregullt dhe dy skuadrat shkuan në kohën shtesë.

Edhe në kohën e rregullt nuk pati fitues dhe skuadra çerekfinale u mësua pas ekzekutimit të penalltive.

Pas ekzekutimit të penalltive ishte Vushtrria që kaloi tutje me rezultat 4-3. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...