22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Sllovenia e njehë Palestinën si shtet

Parlamenti i Sllovenisë sonte (E Martë) ka marrë vendim që ta njeh shtetin palestinez.

Pro vendimit për ta njohur shtetin palestinez ishin 52 deputetë nga 90 sa janë gjithsej, kurse 38 nuk ishin të pranishëm për votim.

Ministrja e jashtme sllovene, Tanja Fajon, pas vendimit i tha popullit të Palestinës se vendimi përfundimtar i Sllovenisë është një mesazh shprese dhe paqeje.

“Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të çojë në një paqe të qëndrueshme në Lindjën e Mesme. Sllovenia do të vazhdojë pa u lodhur të punojë për sigurinë e të dy kombeve, palestinezëve dhe izraelitëve”, tha Fajon, transmeton Klankosova.tv

Sllovenia njohu një shtet palestinez vetëm disa ditë pas veprimit të njëjtë që ndërmorën Spanja, Norvegjia dhe Irlanda./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...