11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, do të ketë 10 ditë karantinë

Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka bërë të ditur për ndryshimin e kufizimeve në Slloveni si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në një njoftim në Facebook thuhet se personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që nuk janë pjesë e Shëngenit.

“Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundësisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’iu kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të zonës Shëngen nuk pranohen”, thuhet në njoftim.

Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose udhëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës, si dhe informatat e tjera të domosdoshme mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë: https://www.gov.si/…/coronavirus…/border-crossing /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...