7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Sokol Bashota kthehet nga Haga, mirëpritet nga qytetarët e Klinës

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, pas kthimit nga Haga ka thënë se gjatë intervistimit në Gjykatësen Speciale i ka shërbyer drejtësisë.

Ai në pritjen e organizuar nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, e cila u mbajt në sheshin “Mujë Krasniqi”, në Klinë, tha se pushimi i hetimeve 5 vjeçare ndaj tij, është inkurajim për të dhe bashkëluftëtarët e tij.

“Po, të thuash UÇK i ke thënë të gjitha. Prandaj çdoherë dhe në çedukohej do ta mbrojmë këtë luftë të shenjët . Historia nuk mund të rishkruhet më, ajo është shkruar me gjakun e shumë bashkëluftëtarëve. Kjo histori nuk tjetërsohet, ne do të kemi sfida, do të kemi barriera por të jeni sigurt që ato sfida e barriera nuk na kanë ligështuar dhe nuk do të na ligështojnë kurrë, ne do të dalim faqebardhë, do të dal faqebardhë UÇK-ja për arsye se ajo ishte burim i vullnetit të juve qytetarë të nderuar, andaj faleminderit shumë për këtë pritje që më keni bërë”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...