20.8 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Solidariteti në vepër, Presidenti i ‘Elkos Group’ Ramiz Kelmendi dhuron veturë transporti mortor për Bashkësinë Islame

Ish-Deputeti, ish-zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar, presidenti i ‘ELKOS GROUP – ETC’ Ramiz Kelmendi si çdo herë, ka vazhduar me donacione për segmente me rëndësi dhe me nevoj për komuntetin.

Në këtë kuad, Kelmendi ka dhuruar sot për nevojat e Bashkësisë Islame të Pejës, një automjet të transportit mortor (Caddy Maxi 2017).

Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli i Bashkësisë Islame të Pejës.

‘Donacion nga “ETC/Elkos Group” – Pejë

Në selinë e drejtorit të “ELKOS Group” ne Pejë, z.Ramiz Kelmendi ja dorëzoj kryetarit të KBI-së në Pejë mulla Musli ef.Arifaj çelësat e veturës së transportit mortor (Caddy Maxi 2017). Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Sadakaja nuk e pakëson pasurinë”.’-thuhet në njoftimin zyrtar.

Ramiz Kelmendi veçohet për solidaritet në vepër./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...