Sonte zhvillohet dueli i dytë çerekfinal i “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi do të jetë nikoqir i Prishtinës
Bardhekaltrit fituan ndeshjen e parë 71:69, që u vendos në sekondat e fundit.
Kuqezinjtë duan të barazojnë serinë çerekfinale, ndërsa prishtinasit me fitore kalojnë në gjysmëfinale.
Nëse Prishtina fiton përballjen e sotme kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa një fitore e Vëllaznimit do të bënte që skudra gjysëmfinaliste të mësohet pas një ndeshje të tretë.
Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës nis nga ora 19:00/Njeshi/