Sonte janë të paraparë të zhvillohen plotë 8 ndeshje në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024, e cila o të mbahet në Gjermani.
Një ndeshje do të fillojë nga or 16:00, ndërsa shtatë të tjera nga ora 20:45”.
Ndeshja më e spikatur e natës së sotshme do të jetë ajo e grupit C, ku Anglia do të jetë mysafire e Italisë.
“Tre Luanët” presin të hakmerren ndaj italianëve pasiqë kishin shënuar humbje në finale të “Euro 2020” në “Wembley”.
Përveç kësaj ndeshje, Bosnja dhe Hercegovina do të luaj ndaj Islandës, Danimarka ndaj Finlandës, Maqedonia e Veriut ndaj Maltës, Portugalia ndaj Lihteshtajnit, San Marino ndaj Irlandës së veriut dhe Sllovakia ndaj Luksemburgut. /Njeshi/