21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Sonte finalja e basketbollit Bashkimi – Trepça

Adhuruesit e basketbollit sonte do të kenë mundësinë ta ndjekin ndeshjen e parë finale të basketbollit, ku do të përballen Bashkimi dhe Trepça.

Loja do të zhvillohet në Prizren, në palestrën sportive “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 19:00.

Përballja do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në platformën kryesore televizive në vend, Artmotion, njofton Klankosova.tv.

Mbetet të shihet se kush nga këto dy skuadra do të arrijë ta krijojë epërsinë nga finalja e parë.

Në gjysmëfinale, Bashkimi e ka eliminuar Pejën, derisa Trepça e ka eliminuar Prishtinën.

Fitues i trofeut të edicionit 2024/2025 të Superligës, do të jetë ai ekip që do të arrijë t’i sigurojë pesë fitore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...