7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Sonte zhvillohen dy përballjet e rrallës së 1/8 së finalës së Ligës së Kampionëve

Me takimet Atletico Madrid – Juventus dhe Schalke – Manchester City, që zhvillohen sonte duke filluar nga ora 21.00 përmbyllen, ndeshjet e para të 1/8 së finalës së Ligës së Kampionëve.

Ballafaqim më interesant pritet në mes Atletico Madridit dhe Juventusit, ndërsa në përballjen tjetër Schalke – Manchester City, favorit vlerësohet ekipi anglez që në takimin e fundit kampional arriti të shënoj fitore të thellë ndaj Chelsit, me rezultat 6-0, dhe me pikë të barabarta me Liverpoolin, kryesojnë Ligën Premier.

Schalke, në përballjen e fundit ne Bundesligë, barazoj me Freiburgun, me rezultat 0 -0, dhe rënditet në vendin e 14 në kampionatin gjerman.

Sonte zhvillohet edhe takimi i kthimit i 1/16 së finalës së Europa League, ku do të ndeshën Sevilla -Lazio, kjo ndeshje fillon prej orës 18.00. Në takimin e parë Sevilla, ka shënuar fitore si mysafri me rezultat 1 -0 .

Mbrëmë në program të garave të 1/8 së finalës së Ligës së Kampionëve ishin dy takime të cilat u përmbyllën me rezultat të barabart:Liverpool – Bayern München 0-0 dhe Lyon – Barcelona 0-0

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...