Gjithçka është gati, sonte në mbrëmje, në orën 20:00 në Paris në “Theatre du Chatelet” do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2024, çmimi që kurorëzon lojtarin më të mirë të vitit.
Çmimi i dhënë nga “France Football” është ëndrra e çdo futbollisti, ndërsa në edicionin e kaluar ishte Messi ai që fitoi, pasi fitoi siguroi suksesin në Botërorin 2022 në Katar me Argjentinën.
Me këtë rast, favorit i madh për suksesin është sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Juniro që fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan me REal Madridin.
Në rast se kishte ndonjë dyshim, në javën para dorëzimit të trofeut ai shënoi një het-trik kundër Dortmundit që sugjeron se braziliani do të jetë ai i zgjedhuri për të hënën në mbrëmje.
Kandidatë të tjerë potencialë që mund ta rrezikojnë atë janë bashkëlojtari i tij Jude Bellingham te Real Madridi, Rodri i Manchester Cityt dhe Lautaro Martinez i Interit. /Njeshi/