Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se prioritet i tij është hedhja dritë mbi fatin e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Hedhja e dritës mbi fatin e të zhdukurve të mbetur është një domosdoshmëri humanitare”, ka shkruar Sorensen në X, duke shtuar se familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë një epilog të kësaj çështje.
“Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, ka thënë Sorensen. /Njeshi/