16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Sot afati i fundit i aplikimit për akreditimin e vëzhguesve rreth votimit të 21 prillit në veri

Sot përfundon afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të kryetarëve aktual, OJQ-ve vendore/ndërkombëtare dhe mediave për votimin e 21 prillit për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore.

Kjo është bërë e ditur për media nga Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike të kryearëve aktual (Lëvizja Vetëvendosje dhe Parta Demokratike e Kosoëvs, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se sot, më 15 prill 2024 përfundon afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...