Në këtë mesjavë zhvillohen takimet e kthimit të çerekfinalës së Kupës së Kosovës në volejboll në të dyja konkurencat.
Tek meshkujt sot zhvillohet ballafaqimi: Drenica – Peja, ndërsa nesër zhvillohen dy përballje të tjera dhe çiftet rivale janë: Prishtina Voley – Vëllaznimi dhe Luboteni – Shpella.
Edhe në konkurencën e femrave sot zhvillohen tri ndeshjet e çerekfinalës dhe përballën: M Technologie – Prishtina, Skënderaj – Ferizaj dhe Kastrioti – Feronikeli./Njeshi.com
]]>