Sot (13 Shkurti) është Dita Ndërkombëtare e Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të këtij mediumi në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.
Data 13 shkurt është dita kur është themeluar radioja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946.
UNESCO, apo Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, ka vendosur ta shpallë këtë ditë në konferencën e saj të përgjithshme, më 2011.
Për herë të parë, Dita Botërore e Radios është shënuar më 13 shkurt të vitit 2012 dhe tashmë është festë e përvitshme.
Në Kosovë, Radio Prishtina filloi punën menjëherë pas luftës së dytë botërore në vitin 1945, fillimisht në Prizren, për tu tranferuar pastaj në Prishtinë. Peja kishte rol në hapërimin e kësaj radioje ndër vite e dekada. Ndër zërat që buçitën në valet e Radio Prishtinës famoze, veçohen veteran, drejtues, moderatorë dhe autor emisionesh prestigjioze të kohës, si shkrimtari i ndjerë Ramiz Kelmendi, Shaip Grabovci, Hivzi Krasniqi, shkrimtari Sejdi Berisha, Nuredin Sadiku, Refik Serça, Zyhdi Belegu, Shaban Hyseni, Linda Gjakova dhe të tjerë. Duke hequr modestinë dhe duke shprehur pak lokalizëm të falshëm nga lexuesi, në lëmin medial në përgjithësi dhe ate të radios në veçanti, të thuash Pejë, i ke thënë të gjitha.
Ky qytet do kishte rol të madh edhe në pasurimin e fonotekës dhe arkivit muzikor të Radio Prishtinës. Ndër emrat e përveçëm që kontribuan e që edhe sot gjenden në arkvin muzikor të ‘RADIO 1’, si pasuri e çmueshme e Radio Prishtinës së dikurshme, janë pejanët e njohur, Gjejlane Gutiqi, Adem Ejypi, Refik Qakolli, Shpresa Gashi, Gonxhe Gashi, Ramadan Krasniqi-Dani, Sebahate Bërlajolli, Shahindere Berlajolli, Shuajb Nallbani, Shpresa Rama, Burim Kasapolli, Fatmir Bajraktari, Bedri Islami, Vëllaznim Lata, dueti Sinani, Emrush Musa, Deniza Begolli & ‘Selekcioni 039’, Xhevat Kelmendi, kitaristët, Ehad Musa, Luan Sapunxhiu, Xhevdet Sahatqiu, Selajdin Daci, krijuesja dhe kompozitorja Pranvera Badivuku, grupet amatore dhe profesionale të njohura të kohës, ‘Xhemajl Kada’, ‘Përparimi’, ‘Ramiz Sadiku’ i qytetit, ‘Ramiz Sadiku’ i Fabrikës së Autopjesëve dhe të tjerë.
Nuk duhet harruar se fillet e Radios në Kosovë shënojnë qysh në vitet 30-40-të.
Britanikët ishin që atëherë të parët që ndërtuan dhe krijuan valë radiofonike në galerinë e nëntokës së Kosovës në ‘Trepçë’ dhe atë në gjuhën shqipe.
Nga viti 2019, Dita Botëore e Radios, Kosovën e gjen edhe me radio-mediumin më të ri, me sinjal nga Peja, frekuencë rajonale e skemë programore nacionale, ‘RADIO 1’, themeluar nga një grup entuziastësh, që tashmë e pothuaj 25 vite paslufte krahas ndërtimit të eksperiencës së tyre dhe profesionizmit, arritën që Radio Dukagjinin, atëherë ta nisnin si radio lokale po në Pejë, duke e ngritur shpejt në radion më të dëgjuar në Kosovë, epitet që ky medium e barti deri vonë.
‘RADIO 1’, në rrugëtimin e vet, tenton te jetë një pakome eksperianca dhe tradita shumëvjeçare profesionale brenda vetës dhe kjo, falë kuadrove të saja të dëshmuara në hapësirat difuzive të medias kosovare dhe mbarëshqiptare para dhe pas luftës së fundit.
Energjia, vitaliteti dhe vullneti qëllimmirë i kuadrove të ‘RADIO 1’ pretendojnë të shkrihen në punë të palodhshme në shërbim të publikut të gjërë, paanshmëri, saktësi dhe shpejtësi të informacionit.
Thënë më shkurtë ‘RADIO 1’, mbetet një gërshetim i të gjitha kërkesave dhe shijeve të dëgjuesit kualitativ kosovar dhe mbarë shqiptarë.
Se “Radioja ende mbetet mediumi që arrin audiencën më të gjerë në të gjithë botën, në kohën më të shpejtë të mundur”, thuhet edhe në deklaratën e UNESCO-s.
Ky medium, me staf prej më tepër se 20 punonjësish, e i mbështetur fort nga bizneset vendore pejane, që kanë shtrirë nam në mbarë Kosovën dhe më gjërë, transmeton program 24 orësh nga Peja, Qyteti i Lidhjes dhe lidhja e vetme e kësaj radioje është ajo me dëgjuesin.
‘RADIO 1’ dhe dëgjuesi, tash e 6 vite kanë filluar lidhjen me ‘Besa Besë’ për të shpërthyer në të gjitha hapësirat e globit ku ka shqiptarë.
Kryeredaktor i ‘RADIO 1’ & Portalit ‘Njeshi’ është Fitim Behluli.
Drejtor i parë ka qenë Arben Rexhepi, ndërsa aktual Arbër Grabovci.
Drejtor Teknik, Ervin Behluli.
Tendencat e rritjes dhe shtrirjes vazhdojnë.
Stafi aktual përbëhet prej:
Arbër Grabovci – Drejtor & Redaktor Sportiv
Dukagjin Binakaj – Redaktor i Muzikës së huaj
Ervin Behluli – Drejtor Teknik
Eroll Grapci – Kryeteknik & autor emisionesh
Fitim Behluli – Kryeredaktor & gazetar & autor Emisionesh
Flora Rama – Përgjegjëse e Marketingut
Festim Topalli – Redaktor i Sportit & gazetar
Genc Syka – gazetar
Kushtrim Gacaferi – gazetar
Hekuran Vokshi – teknik
Linda Lipa Gjakova – Redaktore përgjegjëse & gazetare
Mehmet Trakaniqi – gazetar
Orest Grapci – Kryeteknik
Venera Berisha Morina – Redaktore përgjegjëse & gazetare
Shpresa Rama – Redaktore përgjegjëse e Muzikës/Njeshi&RADIO 1/