13.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Sot do ti mbushte 43 vjet, Ahmeti veç ditëlindje ka!

Ahmet Gjikolli, është njëri prej dëshmorëve të rënë në luftën e fundit për Kosovën.

I njohur si Zhuti i UÇK-së, Ahmet Gjikolli si 18 vjeçar ju bashkua rradhëve të UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit, për të qenë prej ushtarëve më të suksesshëm ndër beteja të ashpra me forcat serbe, në shumë prej lokaliteteve të zonës operative, përfshirë edhe beteja brenda qyteteve të dukagjinit, e ku në atë më të rrebtën, betejën e Çabratit të Gjakovës, do binte heroikisht më 7 Maj të vitit 1999, në një përballje të ashpër me ushtrinë serbe në mbrotje të popullatës civile të Gjakovës.

“Ahmeti,  në aksionin në të cilin ka rënë, ka kërkuar të jet’ vullnetarë. Ka qenë terr, natë,  kur’ e kam dhënë urdhërin për të hyrë në Gjakovë në mbrojtje të popullatës civile. Pasi terreni ishte i rrezikshëm, ushtarët i kam qit’ në rresht, ju kam shpjegu se për çfarë bëhet fjalë dhe kam pyetur se a ka vullnetarë.

Në rresht ishin kryesisht djem nga Gjakova dhe Peja. Morali kishte rënë pak. Ahmeti (zhuti siç e kemi qujatur edhe në luftë), ngriti dorën e pari, dhe kur po them i pari, dijeni se ju them sinqerisht i pari. Nuk e di se çka kam ndjerë, e njohë vetën për të përmbajtur, pra shumë herë ja kam bërë vdekjes me sy, por besoni, se aty nuk e di … e kam afruar pranë vetës, i kam dalur përballë dhe e kam shiku në sy.

Në fakt e ndjeja se ai çast ishte  takimi dhe përshëndetja e fundit me të. Pra UÇK po hynte në qytet dhe ishim të vetëdijshëm, se na pret përballje e fortë, plus asaj porosia ishte që të kemi kujdes sepse në qytet kemi civil të pambrojtur. Pas Ahmetit janë rreshtuar edhe disa djem tjerë të Gjakovës dhe i kemi nisur. Ka nis kanga, e kemi pas si zakon, kur puna nuk ishte mirë, ja thonim asaj, ‘Ku po shkon moj zanë …’. Koordinatat ishin të qarta poaq sa edhe rreziku ishte i madh. Pra vetëdija dhe patriotizmi i Ahmetit dhe atyre djemve ishin shumë të larta, sepse po shkonin për të shpëtu civil”. – Kështu do ta kujtonte Ahmet Gjikollin dhe veprëne  tij, në një evokim kujtimesh për emisionin ‘Fresku Veror’ të TV ‘Dukagjini’-t (tashmë emision platformë e ‘Radio 1’ dhe portalit ‘Njeshi’ me autor Fitim Behlulin, ish-kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, duke folur në cilësinë e Komandantit të zonës së III-të Operative të UÇK-së.

Ahmet Gjikolli, po të ishte gjallë, sot do të shënonte ditëlindjen e 43-të.

Në këtë datë të veçant, me fjalë zemre e shpirti, ate e ka kujtuar i vëllai Agoni.

‘Vitet kalojnë, malli dhe krenaria vetëm sa vjen e rritet për ty Ahmet vëlla!

Ti dhe shokët e tu, veç ditëlindje keni, ndërsa frymoni me ne çdo ditë e në çdo cep të Lirisë! Urime ditëlindjen ushtar i Lirisë! Lavdi dëshmorëve të kombit.’-shkruan Agon Gjikolli.

Ndryshe, në mesin e shumë dekoratave post mortum, në korrik të vitit të shkuar, 2022, veprën e Ahmet Gjikollit, me Medalje Presidenciale, e nderoi edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...