21.5 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Sot dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në kuadër të javës së 28-të, në Prince Caffe Superliga e Kosovës.

Kjo njëherit do të jetë edhe xhiro e fundit e garave të rregullta në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet në ”Sallën e sporteve Minatori” në Mitrovicë, mes Trepçës dhe Vëllaznimit, më fillim nga ora 16:30.

‘Xehetarët’ kanë 16 fitore e 11 humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova nëntë fitore e 18 humbje.

Përballje tjetër e ditës së sotme zhvillohet në ”Palestrë Mizahir Isma” në Rahovec, ku Rahoveci do të jetë nikoqire e Pejës.

Vreshtarët kanë vetëm katër fitore e 23 humbje, kurse skuadra pejane ka 20 fitore e shtatë humbje.

Kjo ndeshje do të nis nga ora 20:00/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...