12.8 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Sot dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në derbin e Suharekës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin lokal të Suharekës, ku kampioni në fuqi Ballkani do të përballet me FC Suharekën.

Skuadra e Ballkanit renditet në vendin e dytë me 44 pikë, ndërsa Suhareka ndodhet në vendin e shtatë, me 32 pikë.

Ndëkohë në stadiumin me bari artificial në Gjilan, do të zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Ferizajit.

Gjilani renditet në pozitën e 4 pestë me 35 pikë, aq sa ka edhe Ferizaji në vendin e gjashtë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...