Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 14-të të Superligës.
Nga ora 17:00, Bashkimi do të jetë nikoqire e proton Pejës.
Prizrenasit janë në vendin e dytë me nëntë fitore e katër humbje, ndërsa pejanët në vendin e tretë me shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një përballje mjaft interesante në Prizren.
Takimi i dytë i së shtunës është mes Trepçës dhe Borës, që zhvillohet në palestrën ‘1 Tetori’. Kampionët janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje, kurse prishtinasit kanë pasur ngritje të formës, ku tashmë janë në vendin e shtatë me katër fitore e dhjetë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet në ora 19:00./Njeshi/