4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Sot dy ndeshje në Superligën e Basketbollit, vëmendja te ndeshja mes kampionit dhe liderit

Java e tetë e ProCredit Superligës do të sjellë takime interesante.

Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit apo kampionit dhe liderit.

Mitrovicasit kanë pesë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit. Kjo është përballja kryesore e kësaj jave, ku atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë elektrizuese.

Të shtunën do të përballen Peja me Vëllaznimin. Pejanët nuk e kanë nisur edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme me dy fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë tri fitore e katër humbje.

Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës. Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...