Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e gjashtë të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Podujevës, ku Llapi do të jetë nikoqire e Gjilanit.
Llapi aktualisht është lidere e tabelës me 10 pikë, ndërsa Gjilani renditet në vendin e shtatë me 4 pikë.
Ndeshja tjetër do të luhet në qytetin e Klinës, mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës.
Të dyja skuadrat po kalojnë në një krizë rezultatesh në ketë fillim sezoni.
Dukagjini ka tre barazime dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e tetë, ndërsa Fushë Kosova është e fundit në tabelë me vetëm 1 pikë në katër ndeshje të zhvilluara.
Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 15:00/Njeshi/