16.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Sot feston ditëlindjen bilbili i këngës shqipe Dani

Prej mbretërve të muzikës shqiptare i cilësuar si nga pubilku ashtu edhe nga kolegët, Ramadan Krasniqi – Dani sot ka lënë prapa gjashtë dekada të jetës së tij. Bilibli i këngës sot ka mbushur 64 vjet.

Vital, shumë elegant e me shumë vullnet, i gatshëm për të vazhduar, me bagazh prej më se 41 albumesh muzikore, me dhjetëra hite të pavdekshme, ditëlindja e 64-të Danin e gjen me shëndet e zemrën plotë me familje, nipa e mbesa.

Kush nuk e njeh më Ramadan Krasniqin-Danin, i lindur në Pejë, më 5 gusht të vitit 1958, i cili këndon me aq afsh e dashuri, duke u bërë i dashur dhe i adhuruar për pleq e të rinj dhe për çdo gjini.

Më 50 vjet punë, Dani që moti nuk është vetëm i Pejës dhe i Dukagjinit, por i mbarë njerëzimit, sepse zëri i tij arrin të depërtoj tek çdo njeri që ka pak shije dhe kritere për muzikë.

Me kontributin e tij në vazhdimësi, Dani edhe sot e tutje vazhdon karrierën, i orientuar në këtë sezon vere në dasma, ahengje e gëzime familjare.

Me krejt bagazhin e tij ndër dekada, Dani vazhdon të mbetet personalitet që shënon fuqishëm kohën e vet.

Në përvjetorin e ditëlindjes së 64-të, Dani sot ka marrë qindra mesazhe urimi, nga njerëz të thjeshtë, artist, miq, adhurues e ku nuk kanë munguar as urimet nga politikan të vendit.

Me dallim nga viti i kaluar i mbylljes pandemike, Danin, kjo sezonë e gjen të angazhuar më tepër se asnjëherë më parë në dasmat, ahengjet dhe gëzimet familjare shqiptare.

Edhe ‘RADIO 1’ i bashkohet urimit më të mirë për Danin.

“Jetofshë me shëndet edhe shumë e shumë vite. Të na dhurosh këngë siç di ti”./RADIO 1&Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...