Sot fillon Kampi Përgatitor në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.
Shtetet që do të marrin pjesë:
Kosova;
Shqipëria;
Sllovenia;
Bosnja dhe Hercegovina;
Mali i Zi;
Maqedonia e Veriut;
Gjermania;
Çekia;
Greqia.
Kampi Përgatitor është aktivitet që organizohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos” nën komponentën, “Diplomacia publike” që ka për qëllim zhvillimin e diplomacisë shtetërore të Kosovës përmes vlerave të xhudos.
Programi shtetëror “Kosova, shtet i xhudos” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Njeshi/